Pas disa orësh në arrati, është arrestuar autori i vrasjes së 25-vjeçarit në Dibër. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme në njësinë administrative Arras.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra Aleksandër Balla, 23 vjeç, i cili akuzohet se qëlloi me thikë 25-vjeçarin me inicialet I.Z. Ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital. Deri më tani ngelen të paqarta rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit.





