Gjendet i pajetë 29-vjeçari Demokrat Medinaj, që mbrëmjen e kaluar qëlloi 31 herë me thikë bashkëshorten e tij 28-vjeçare Irvana Medinaj, e cila ishte 6-javëshe shtatzënë.
Trupi i pajetë është gjetur në fushën e mbeturinave, në Fier, dhe sipas burimeve zyrtare, nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





