Është dënuar me burgim të përjetshëm 27-vjeçarja greke, e cila vrau shqiptarin Valton Loka në dhjetor të vitit 2017.
35-vjeçari u vra nga fqinja e tij në Kretë, një përdoruese e drogës, dhe gjithçka ndodhi kur fqinji shqiptar shkoi në banesën e saj t’i ofronte ndihmë, pasi ajo po bërtiste. Pavarësisht tentativës së tij për ta ndihmuar, babai i dy fëmijëve, 7 dhe 15 vjeç u qëllua barbarisht me thikë.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, autorja sulmoi me fjalë të ashpra bashkëshorten e viktimës, madje u desh ndërhyrja e policisë që të qetësonte situatën. Pas tragjedisë, familja shqiptare është larguar nga Ksiropotamo Iraklio, ku banonte prej shumë vitesh.





