Shqiptari Petrit Lekaj i cili vrau të bijën, Sabrinën me thikë në Australi është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Adelaides.

49-vjeçari vrau vajzën e tij  në korrik të vitit të kaluar në automjetin e tij “Mercedez” dhe më pas plagosi veten.

Pas krimit të rëndë, Lekaj u mbyll në një spital psikiatrik ndërsa ka pasur një të shkuar kriminale pasi është kapur dhe gjobitur disa herë për kultivim kanabisi.

I pakënqaur nga stili i jetesës së të bijës, 49-vjeçari dyshonte së vajza ishte përdoruese e lëndëve narkotike.

Para se ta qëllonte i ka thënë vajzës “se po shkatërron jetën”, ndërsa ajo i është përgjigjur; “Nuk më intereson”.

Ky ka qenë dhe momenti ku Lekaj qëlloi 8 herë në stomak vajzën 20-vjeçare, ndërsa ajo ishte duke parë nga dritarja e makinës.