Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristo Memën (i njohur edhe si Kontandin Oxhaj), i cili dy ditë më parë vrau me thikë një vizitor nga Tirana, pas një konflikti që nisi pasi viktima preku kalin e tij.
Gjatë seancës gjyqësore, 63-vjeçari është shfaqur i penduar, duke deklaruar se ngjarja ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, pasi viktima e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Ai gjithashtu i kërkoi falje familjarëve të viktimës.
Prokurori i çështjes, Renato Tosku kërkoi që ndaj Memës të caktohet masa e sigurisë më e rëndë “arrest me burg”, për akuzën e “vrasjes”, të parashikuar nga neni përkatës i Kodit Penal.





