Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e arrestit burg pa afat për Dritan Ymerin, autori i dyshuar i vrasjes së mjekut shkodran, të cilin e ekzekutoi me tre plumba në kokë pas mosmarrëveshjeve që kishin lindur mes palëve për punimet që mjeku po kryente në banesën e tij.
Mjeku Ilir Alija, 40-vjeç, që mbeti i vrare me tre plumba në kokë pas sherrit me komshiun e tij për punimet që po kryente në banesë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth ores 24:00 te dates 1 Korrik ne lagjen “Qemal Stafa” ne Shkodër. Ilir Alija kishte bere disa punime ne katin e trete te banesës, dhe per këtë ka plasur sherri me fqinjin, autorin e vrasjes.
Me pas, ne mesnate fqinji i tij, Dritan Ymeri ka prishur një pjese te punimeve qe po bënte mjeku. Ne keto momente Ilir Alija është zgjuar nga gjumi dhe ka dale jashtë per te biseduar. Biseda mes tyre ka përfunduar me ofendime dhe ne ate moment Dritan Ymeri ka qelluar me tre plumba ne koke Ilir Aline, duke e lene te vdekur ne vend. Nderkohe qe vete fillimisht u ngujua ne banese dhe me pas u rrethua nga forcat Renea, por mundi te arratisej nen hundën e tyre.





