Policia e Shtetit ka publikuar sot një tjetër person të rrezikshëm të shpallur në kërkim për vrasje.
Bëhet fjalë për shtetasin Gjovalin Lesi, i dënuar me burg përjetë pasi në vitin ’97 ka vrarë me armë zjari të motrën dhe dhëndrrin.
“Objekt i punës së njësisë së kërkimit, i dënuari me burg përjetë Gjovalin Lesi
Në datën 21 tetor 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik, Mirditë, shtetasi Gjovalin Lesi ka vrarë me armë zjarri shtetasit M. Gj. (e motra) dhe A. Gj. (dhëndri).
Shtetasi Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe Armëmbajtja pa leje”.”, thuhet në njoftimin e policisë.





