Vëllai i një “ylli pakistanez të rrjeteve sociale” i cili u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019 për vrasjen e motrës së tij për “çështje nderi” është shfajësuar sot nga një gjykatë e apelit në Pakistan, njoftoi sot avokati i tij.

Sipas mediave të huaja, Kandil Baloch emri i vërtetë i të cilës ishte Fauzia Azim shfaqej gjithmonë e grimuar dhe me poza provokuese, gjë që ka bërë që vëllai i saj Muhamed Wassim ta mbysë atë me duart e veta.

Ai u lirua nga të gjitha akuzat nga një gjykatë në qytetin lindor të Multan”- tha avokati i Sardar Mehbub për mediat e huaja pa dhënë detaje. Arsyetimi i vendimit të gjykatës nuk është publikuar ende.

Vrasja e të resë ka shkaktuar tronditje në Pakistan, ku qindra gra vriten çdo vit nga të afërmit e tyre, me pretekstin se kanë njollosur nderin e familjes.

Prindërit e Kandil Baloch kishin thënë fillimisht se nuk do ta “falnin” djalin e tyre derisa ai të tregonte se ishte penduar. Ndërkohë, ata tashmë e kanë falur atë dhe pritet të lirohet nga burgu në ditët në vijim