Një 34-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në Milano pas sinjalizimeve të Interpolit.
Në pranga ka rënë Mark Marku, ku sipas medieve italiane, natën e Krishtlindjeve të vitit 2010, 34-vjeçari shkaktoi një aksident në Krujë, në afërsi të fshatit Borizanë, ku humbën jetën 3 fëmijë nga njëjta familje: Viola Kola 6 vjeçe, Griselda Kola 12 vjeçe dhe Gerald Kola 9 vjeç, dhe u plagosën prindërit.
Ai u arrestua pas 7 vitesh dhe tani ndodhet në burgun “San Vittore” duke pritur ekstradimin drejt vendit tonë.





