Një 34-vjeçar, i akuzuar se vrau gjatë vjedhjes një shtetas gjerman në Greqi, u arrestua sot nga policia e Beratit. Alfred Metaj, 34 vjeç, banues në Poliçan, kërkohej për akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 141 dhe 25 të Kodit Penal. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2001, në qytetin e Kallamatës të shtetit grek, ku ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka vrarë një shtetas gjerman”, bëri të ditur policia.





