Aurel Ramo, 26 vjeç, u arrestua sot nga policia e Korçës, pasi akuzohet për një vrasje në Greqi. Krimi ndodhi në vitin 2010, kur pas një konflikti për motive të dobëta, Ramo, banues në fshatin Panarit të Korçës, e qëlloi me thikë patriotin e tij, me inicialet E.M.

Dënimi është dhënë nga shteti shqiptare, duke e dënuar me 15 vjet heqje lirie.

Kapja dhe ndalimi i 26-vjeçarit u bë në fshatin Mborje, të Korçës , ku ky shtetas fshihej.