Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e "arrest me burg" për Islam Mylkaj, i cili vrau me armë zjarri 62-vjeçarin Haxhi Baçinozi te Liqeni Artificial në Tiranë, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një borxh i vjetër i autorit të ngjarjes ndaj viktimës.
Autori 61-vjeçar është vetëdorëzuar më 20 mars në policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij ku shfaqur pendesë. Sipas dëshmisë në polici, Mylkaj ka deklaruar se e kishte takuar viktimën rastësisht te zona e Liqenit Artificial.
“Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi e sipër. Tek liqeni e takova rastësish. Më shau dhe më goditi. Konflikti yne është i hershëm për 45 mijë euro. Haxhiu më perndiqte edhe vajzat për këtë borxh. Familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht.” -mësohet të ketë thenë ai në polici.





