Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar pasi një tre ditë më parë ka goditur një të moshuar, i cili ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se shtetasi A.Z., pas një konflikti të çastit të ndodhur më datë 20 korrik, ka shtyrë shtetasin Z.K., i cili është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia shpall në kërkim një shtetas për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen"

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A.Z., 39 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës.

Ai u shpall në kërkim pasi më datë 20.07.2019, pas një konflikti të çastit ka goditur (shtyrë) shtetasin Z.K.,80 vjeç, banues në lagjen Nr.2 Durrës , për pasojë është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën.

Ai u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.