Pas negociatave dhe teksa ishte i rrethuar nga forcat e policisë dhe ato të FNSH-së, u arrestua autori i vrasjes me armë në Mirditë.

“Eshtë njoftuar se në fshatin Perlat i Epërm në Mirditë, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 52 vjeç, i cili është dërguar në spital  në gjendje të rëndë shëndetësore,  ku më pas  ka ndërruar jetë”– njofton policia.

Policia rrethoi në banesën e tij autorin e krimit dhe negocioi që të dorëzohej, pasi dyshohej se ai ishte i armatosur.

Pas negociatave, “News 24” raporton se autori i dyshuar i krimit shtetasi Ilir Doda u prangos nga policia.