Ali Zili është autori i dyshuar i vrasjes së dyfisht (nuse e vjehërr) në banesën e tyre në Devoll.
Burimet bëjnë me dije se autori është emër i njohur për policinë, pasi rezulton të jetë me precedent penal të mëparshëm.
Sipas policisë dyshohet se autori 36-vjeçar, banues në fshatin Progër ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.
Trupat e pajetë të Fatime Bamit 60 vjeç dhe të vjehrrës së saj Bukurie Bami 80 vjeç u gjetën në banesë mesditën e sotme rreth orës 15:15 nga kryeplaku i fshatit Progër të Devollit.





