Ish-polici shqiptar 53-vjeçar Fatmir Hamiti, i kërkuar prej 20 vitesh nga drejtësia shqiptare, me akuzën e vrasjes së një qytetari në Vlorë, është arrestuar nga policia italiane e provincës së Venecias natën e kaluar.

Më 22 qershor të vitit 1995, Fatmir Hamiti, me detyrë polic, pas një grindjeje ka qëlluar 5 herë për vdekje me pistoletën e punës, një bashkëkombas të tij në qytetin e Vlorës.

Sipas medieve italiane, shqiptari jetonte në Itali duke mbajtur një identitet të rremë me emrin Neshat Nelaj. Identifikimi e arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kriminale Interpol të Romës e Policisë së qytetit të Vlorës.