Itali, 7 korrik 2014 – Në katër korrik 2014, Novi Kaçorri, 23 vjeç theret me thikë në lagjen Broni të Pavias nga Sokol Miza, 25 vjeç, i martuar.  Motivi i sherrit mes dy të rinjve shqiptar ishte shuma prej 500 eurosh që Miza pretendonte nga Kaçorri për shkak se kishte strehuar për disa kohë kunatin e 23 vjeçarit.

Menjëherë pas vrasjes, policia italiane shpall në kërkim ndërkombëtar për vrasje me paramendim Sokol Mizën. Nuk ishte e nevojshme të kërkohej jashtë Italisë Sokoli, sepse ai u arrestua në qytezën Gallarate në Provincën e Varezes.

Karabinierët përgjuan një telefonatë të Sokolit, ku ai i kërkonte bashkëshortes së tij Valbona Kolës të shkonte ta takonte në qytezën e Gallarates.

Në vend të bashkëshortes, Sokolit i erdhën në takim karabinierët, që i vunë prangat në duar.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/