TIRANE,23 tetor 2013 – Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca gjyqësore ndaj 20-vjeçarit Aldo Hoxha, i akuzuar për vrasjen me thikë të shtetases Fatbardha Tafa, në gusht të vitit të kaluar, në tentativë për t’i vjedhur asaj varësen e floririt që kishte në qafë. Prokurori Endrit Bimi lexoi pretencën, duke rindërtuar të gjithë mekanizmin e ngjarjes. Sipas prokurorisë, ekzistojnë të gjitha provat që 20-vjeçari të shpallet fajtor për vrasje dhe të dënohet me burg përjetë.
Sipas organit të akuzës, Aldo Hoxha kishte shenja në trup, pasi fëmijët që e shoqëronin viktimën në momentin e ngjarjes, e goditën me patina, në përpjekje për të mbrojtur nënën e tyre. Prokuroria nënvizon se Hoxha tentoi t’i fshihej policisë, pasi në momentin e arrestimit ai u gjet poshtë krevatit në shtëpinë e dajës së tij. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse mohon akuzat me pretendimin se i pandehuri nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, në kohën që është kryer vrasja.
Mbi Aldo Hoxhën rëndojnë akuzat e “vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “plagosjes së lehtë me dashje”, në dëm të Lumturie Gjanës, motrës së viktimës Fatbardha Tafa.
Vrau për grabitjen e varëses, prokuroria kërkon burg përjetë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





