34 -vjeçari, që u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në tetor të 2021, pasi akuzohej për vrasje.
Bashkë me Dorian Lalën kishin ekzekutuar për hakmarrje një shtetas nga Mali i Zi të identifikuar si, Momçillo Gjurishiç.
Ngjarja në atë kohë ndodhi në Ulqin në lokalin e Gjurishiç më 4 korrik të 2021, vrasje e cila u dyshua se lidhet me një tjetër ekzekutim të ndodhur në vitin 2017.
Në 12 tetor të këtij viti, shefi i sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit në Malin e Zi Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen më 4 korrik 2021 në Ulqin, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre”.
Ende nuk dihet se si Piroli ka qarkulluar i lirë dhe çfarë ka ndodhur me procesin ndaj tij. Policia dyshon se ai ka fshehur ngjarjen e sotme, gjë e cila nëse provohet mund ti kthehet edhe në akuzë.
Kushëriri i tij e ka dërguar drejt spitalit të Lezhës më pas Traumës, por në deklarimet paraprake kanë qenë kontradiktor në lidhje me vendin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.





