31gusht 2015 – Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes pas konfliktit për vijën e ujit në Berat. Policia kishte rrethuar 34-vjeçarin Fatmir Bregu në fshatin Lybesh, pasi ai kërcënoi se do të vetëvritej.
“Grupi negociator i RENEA-s ka negociuar me telefon me autorin me qëllim që autori të dorëzohet, por ky shtetas deri tani nuk eshte bindur per t’u dorezuar” njofton policia. Pas thirrjes për dorëzim ai ka kërcënuar se do të vrasë veten. “Autori po mbahet nen rrethim nga Policia e Beratit dhe Renea dhe grupi negociator i Reneas vijon negociatat per te bere te mundur dorezimin e tij”, shkruan Panorama.
Sipas policisë, Fatmir Bregu, 34 vjeç, banues në fshatin Lybesh të Beratit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Namik Gjika, 28-vjeç.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/