Gjykata e Lartë në Quebec të Kanadasë, ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ëngjëll Brahimit.
Mediat e huaja raportojnë se Brahimi u dënua me “burgim të përjetshëm” për vrasjen e oficerit të policisë Astrit Braçe dhe djalit të tij të vogël më 10 gusht të vitit 2000.
Burri jetonte në Montreal me emrin Piro Kota përpara se të arrestohej këtë vit.
Teksa kërkesa për ekstradim ishte para gjykatës, Brahimi pranoi se emri i tij i vërtetë është Ëngjëll Brahimi.
Por gjykata kanadeze ka pranuar kërkesën e bërë nga vetë Brahimi, i cili ka kërkuar që të mos ekstradohet në Shqipëri.
Gjykatësi Alexandre Boucher vendosi të enjten se kishte probleme me provat e paraqitura nga kërkesa e qeverisë kanadeze për ekstradimin, duke përfshirë se nuk kishte garanci në kërkesën për ekstradim se dëshmitarët nga gjyqi i mbajtur në 2001 janë ende të disponueshëm.
Një problem tjetër, tha gjykatësi, përfshinte dëshmitarin kryesor, të venë e oficerit të policisë dhe provat që ajo ofroi më shumë se dy dekada më parë.
Gjatë gjyqit, e veja identifikoi burrin që qëlloi burrin e saj përmes një grupi prej katër fotosh të paraqitura nga policia gjashtë muaj pas vrasjes së Braçes.