Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 23-vjeçarin, Azgan Mërnica, i cili vra efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia. 

23-vjeçari e qëlloi me një plumb në kokë efektivin e policisë pas një konflikti të çastit. 

Mërnica u dërgua në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie dhe i veshur me antiplumb, ndërsa avokati mbrojtës i tij nuk u paraqit në seancë Po ashtu as avokati i shtetit nuk pranoi ta merrte në mbrojtje 23-vjeçarin. 

Ai u shfaq i qetë dhe i buzëqeshur gjatë seancës së sotme, ashtu si edhe në momentin që u vetëdorëzua në polici.