Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Mirald Metallarin, i cili vrau prindërit e tij. Ngjarja ndodhi në Kamëz në 24 korrik të 2017-ës.
Ngjarja ka ndodhur në Bathore, teksa Mirald Metallari, 21 vjeç, për shkak të një konflikti të çastit, teksa ndërtonin një mur betoni në oborrin e shtëpisë u konfliktua me të atin punonjës policie, e më pas e qëlloi atë duke e lënë të vdekur në vend.
Për të ndaluar aktin e rëndë në mes hyri dhe nëna e Miraldit, Nurie Metallari 47 vjeçe. Ajo mbeti i plagosur, por nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Babai i Miraldit ishte me profesion polic, ndërsa djali i tij e ka ekzekutuar me armën e shërbimit. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, ndërsa sot organi i akuzës ka kërkuar burg për jetë për autorin.
Pas vrasjes së të atit, Miralidi u arrestua gjatë kohës kur po transportonte nënën e plagosur drejt spitalit, por kjo e fundit nuk arriti të mbijetonte./BalkanWeb





