5 nëntor 2015 – Policia e Vlorës ka arrestuar sot një person, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke për vrasje.
Serri Çobo, 34 vjeç, është kapur sot në banesën e tij në fshatin Mifol. Sipas policisë, në vitin 2008, Çobo ka vrarë me thikë shokun e tij, A.Dh., me banim në Lapardha të Vlorës, ngjarje e cila ka ndodhur në Athinë.
Ndaj tij, gjykata greke ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.
/portali DurresLajm/