Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 29-vjeçarin Noel Dishi, i cili akuzohet se vrau mikun e tij të fëmijërisë Vilson Tafçiut më 20 janar në Astir.
Në sallën e gjyqit, Dishi ka pranuar sërish se është autor i krimit ndërsa ka pohuar dhe motivet që e shtynë të qëllonte me një plumb në zemër 28-vjeçarin Tafçiu.
“Debatuam dhe Vilsoni më tha se “do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej koken”. Më pas edhe me shau. Tentova të largohesha, por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se çfarë bëra. Pasi e qëllova, u largova. Por asnjëherë nuk kam dashur që të vras shokun tim të fëmijërisë”, tha ai sot para gjykatës.
Avokatët kanë këkuar që familja e të pandehurit të merret në mbrojtje, pasi kanë frikë nga ndonjë hakmarrje e mundshme nga të afërmit e viktimës.





