Marjus Dema është vetëdorëzuar në policia pas vrasjes së shoku të tij, Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 Maji” në Tiranë.
Dema qëlloi Qemën me një plumb në gjoks për motive ende të paqarta. 27-vjeçari u transportua në spital i plagosur, por nuk mundi të mbijetonte.
Aktualisht policia ka shpallur në krim autorin e krimit Marjus Demën si dhe 5 persona të tjerë Erlind Pepa, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi, këta persona akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.





