Është vendosur në pranga dy ditë pas ngjarjes, Flordian Mulaj, i cili akuzohet se vrau me armë zjarri shokun e tij, Artur Dauti.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen së premtes (22 Nëntor) pas një sherri mes dy shokëve në lokalin e fshatit.
Më pas 35-vjeçari ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi shokun e tij, 43-vjeçarin Artur Dauti, duke i marrë jetën.
Pas krimit autori u largua nga vendngjarja dhe është vendosur në pranga ditën e sotme. Ndërkohë ende nuk dihet motivi i saktë i krimit të tronditi Tropojën.