Autori i dyshuar i vrasjes së Xhuljano Bullarit me origjinë nga Elbasanit, është person me precedentë të shumtë penalë, kryesisht në fushën e vjedhjeve.

Hera e fundit kur, Selmanaj u arrestua dhe u dënua ishte viti 2012.

Dyshohet se Selmanaj e ka bërë vrasjen pasi i kishte kërkuar një borxh që pretendonte se Bullari ia kishte, ndërsa ishte krijuar për blerjen e shitjen e narkotikëve.

Në profilin e tij në “Facebook” vetëm dy ditë pasi kishte vrarë shokun e tij, ai shkruante se ishte biznesmen.

39-vjeçari ra në prangat e policisë në zonën e “Bllokut” në Tiranë, ndërsa pas kontrollit në banesë dhe rreth saj, u gjet arma e dyshuar të jetë përdorur në krim e groposur si dhe rrobat që kishte veshur atë ditë.