Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Artan Koçeku, i arrestuar pak ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vrasje.
Koçeku akuzohet për vrasjen me armë zjarri me disa plumba në kokë të Artan Shkambit në dhjetor të vitit 2017. 35-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij në afërsi të varrezave të Stom Golemit.
Sipas Prokurorisë së Shkodrës, vrasja kishte ndodhur për një borxh 30 mijë euro, ndërsa viktima dhe autori ishin miq.





