Italiani që vrau pak kohë më parë shqiptarin Tahir Halili, pasi zbuloi se kishte lidhje intime me gruan e tij, ka tentuar vetëvrasjen në burg.

Mediet italiane raportojnë se 52-vjeçari Alessandro Palermiti, ka qëlluar veten disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, pasi kishte kaluar në depresion të thellë. Ai arriti të shpëtojë, e pas këtij veprimi, e shtruan në psikiatri.

Më 14 janar, Palermiti qëlloi për vdekje Tahir Halilin, pasi ky i fundit kishte një lidhje me bashkëshorten e tij. Arrestimi i Palermitit u bë menjëherë pas krimit, ndërsa ka deklaruar se nuk e kishte mbajtur dot veten kur kishte parë bashkëshorten e tij nën shoqërinë e shqiptarit.