Itali, 2 shtator 2014 –  Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçar italian i cili dyshohet se ka vrarë shqiptarin Flori Mesuti, ngjarje e ndodhur në 30 gusht në lagjen ‘Liberty’ të Barit.

Në pranga ka rënë Francesco Caldarola, i shpallur në kërkim pas urdhër-arrestit të lëshuar nga prokuroria.
 
Sipas rindërtimit të ngjarjes të bërë nga prokuroria, 25-vjeçari shqiptar Flori Mesuti  u vra me tre plumba në gjoks pasi kishte ndërhyrë për të ndarë dy adoleshentë që po ziheshin me njëri-tjetrin.

Madje, per t'i bindur te rinjte te mos ziheshin me, Mesuti ka qelluar me shuplake nje prej tyre, por ky veprim i ka kushtuar jeten.

I riu ka thirrur në ndihmë disa të afërm të tij të cilët kanë ardhur të armatosur dhe njëri prej tyre Francesco Caldarola ka ndjekur Mesutin dhe e qëlloi me pistoletë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/