Ndërron jetë një javë pasi vrau studenten Ariela Muratin dhe u vetëplagos me armë zjarri.
Aldison Belulaj, i riu nga Fieri i cili prej ditësh ishte në gjendje koma është ndarë nga jeta.
Krimi që tronditi gjithë opinionin publik ndodhi të dielen e kaluar, para Fakultetit të Mjekësisë.
Ariela ishte duke ecur me të motrën dhe kushërirën kur u ndal në rrugë nga autori Aldison Belulaj, i cili pas një bisede të tensionuar nxori armën dhe e qëlloi me një plumb në kokë vajzën e re e me pas u veteplagos në vendin e krimit dhe ra në koma.





