Këta që shihni në foto janë viktima Pëllumb Meta dhe vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta.

Në policinë e Durrësit e reja ka deklaruar se e vrau të atin pas konflikteve familjare, që kishin lindur për shkak të fejesës së saj.

“E vrava se donte të më fejonte me zor. Nuk kisha rrugëdalje tjetër dhe mora pistoletën e qëllova mbi të. Gjithçka e bëra vetë”, mësohet të ketë thënë vajza në polici.

Pas 10 ditësh hetime është gjetur trupi i pajetë i 50-vjeçarit Pëllumb Meta, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.