Gruaja e 30-vjeçarit që vrau babain, identiteti i të cilës nuk është bërë ende i ditur, është marrë në pyetje nga policia e Durrësit.

Me qëllim zbardhjen e plotë të të gjithë ngjarjes së rëndë dhe marrjen e të gjitha versioneve të mundshme, grupi hetimor ka pyetur gruan e Esmerald Ballës për raportet familjare brenda banesës së tyre, ku Enver Balla jetonte me të, të birin dhe 2 fëmijët e vegjël.

E pyetur për mungesën e parave në kasafortë, bashkëshortja e autorit ka deklaruar në polici se “nuk ka shanse që Esmeraldi të vjedhë paratë e familjes”.

Lexo detajet: