21-vjeçari Redmond Gruda i cili dy ditë më parë vrau gjyshen e tij të moshuar, ka dalë sot para Gjykatës së Durrësit ku pritet t’i jepet masa e sigurisë.
I veshur sport, i riu nuk ka shfaqur shenja pendese për krimin që ka kryer në gjaknxehtësi e sipër, siç ka pohuar para forcave të policisë.
Ai vrau 81-vjeçaren Floresha Shkurti, e cila banonte në katin e tretë të një pallati në lagjen 16 të qytetit të Durrësit.





