Ilir Gjokaj, i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare Shejla Bakija në Mal të Zi është vetëdorëzuar në polici, pas katër ditësh që ndodhet në arrati.

Pas krimit Tuz, Gjokaj u arratis dhe u fsheh që nga 30 shtatori, ndërkohë që u vetdorëzua në orët e vona të së dielës.

Ishte avokati i tij Srdjan Leskovic, i cili pak pas mesnate në një njoftim tha se autori ishte vetëdorëzuar në polici.

Autori shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën të resë, gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës.

Më 26 gusht, viktima bëri kallëzim në polici se Gjokaj po e kërcënonte, por ai vetëm u gjobit dhe nuk u dënua. Sipas raportit, Gjokaj e kërcënoi atë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh me dikë tjetër”.

Për vrasjen e 19-vjeçares ditën e djeshme u mbajt një protestë, ku kërkohej hetim dhe arrestimi autorit.