Ekzekutimi i 13 dhe i fundit i një të burgosuri federal nën presidencën e Donald Trump u krye në Haute, në Indiana. Dustin Higgs, 48 vjeç, ishte dënuar me vdekje për vrasjen e tre vajzave në Maryland.
Avokatët e tij argumentuan se ekzekutimi i tij ishte arbitrar. Sidoqoftë, gjykatësi federal që kryesoi gjykimin e Higgs, tha se ai nuk meriton mëshirë.
Donald Trump i dha fund një ndalimi 17-vjeçar të ekzekutimeve federale në korrik. Higgs u ekzekutua vetëm pak ditë para se Joe Biden të bëhet president dhe një zëdhënës i presidentit të zgjedhur ka thënë që më parë që demokrati është kundër dënimit me vdekje dhe se do të punojë për t’i dhënë fund atij.
Pak ditë më parë, u ekzekutua në SHBA edhe gruaja e parë pas afro 70 vitesh, dënimi me vdekje i të cilës u pezullua të paktën dy herë, por në përfundim, një gjykatës i dha dritë jeshile ekzekutimit, që u krye në orët e para të mëngjesit.