29tetor 2015 – Sokol Mjacaj, i riu që ekzekutoi çiftin çek në Theth në korrik të këtij viti, ishte i qetë kur doli para trupit gjykues. Asnjë familjar nuk kishte në sallë, përveç përfaqësuesve të Ambasadës së Çekisë. Ai u mbrojt nga një avokat i paguar nga shteti.
Autori i vrasjes së dyfishtë kërkoi gjykim të shkurtuar, por gjykata nuk ia ka pranuar. Viktimat e Sokol Mjacajt ishin Michael Svatos dhe Anna Kosinova. Autori i qëlloi për vdekje pasi nuk arriti t’i grabiste.
/portali DurresLajm/