Gjykata e Vlorës vendos masën 20 ditë burg për biznesmenin Fatmir Kuçi, i cili akuzohet për vrasjen e turistit rus Denis Kaiumov.

Masa e sigurisë për biznesmenin 44-vjeçar, i dyshuar se goditi për vdekje nga pakujdesia me skaf, u bë në spitalin e Vlorës, ku Kuçi ndodhet i shtruar që prej të premtes, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Të pranishëm në Gjykatën e Vlorës kanë qenë dhe përfaqësues të Ambasadës ruse, të cilët e kanë ndjekur me seriozitet rastin, që nga momenti kur ndodhi ngjarja.

Prokurori i çështjes, në kërkesën për caktim mase, ka përcaktuar 30 ditë burg për biznesmenin.