MALAJZI, 22 shkurt 2013– Një shtetas shqiptar është dënuar nga shteti i Malajzisë. 40-vjeçari shqiptar u shpall fajtor dhe u dënua me 15 vjet burg. Ai akuzohej për vrasjen një të riu turk të cilin e qëlloi për vdekje me cekic.

Shtetasi Ilir Agavi u dënua dje nga gjykata e Lartë në Shah Alam pasi u shpall fajtor për vrasjen e turkut 28-vjeçar Hakan Cinar. Kështu kanë njoftuar mediat vendase në lidhje me ngjarjen. Ato thonë se ngjarja ka ndodhur më 18 qershor të 2010  në kompleks banesash në Subang, 25 kilometër larg qendrës së kryeqytetit të Malajzisë- Kuala Lumpur.

Policia ka thënë se viktima me të motrën e autorit, Iris Agavi kishin shkuar në Subang për të marrë me qira një apartament të cilin ia kishte premtuar vetë Iliri. Ata janë sulmuar në katin e gjashtë të kompleksit, në momentin kur dera e ashensorit është hapur.

Një person me maskë, ka hedhur dhe sprajt në drejtim të tyre. Vajza ka shkuar të kërkojë ndihmë dhe kur është kthyer kishte gjetur 28-vjeçarin turk të vdekur dhe të mbuluar me gjak.

Policia sekuestroi një pincë dhe një çekiç të vogël, të cilat kishin gjurmë gjaku e që më pas doli se ishin përdor në kryerjen e vrasjes. Policia ka thënë se 40-vjeçari ka pranuar vrasjen.