Dënohet me burgim të përjetshëm nga gjykata e Thesprotise në Greqi, Aleko Petro, babai shqiptar i cili vrau vajzën e tij.

Krimi i rëndë ndodhi në janar të 2019-s në Korfuz kur 52-vjeçari nga Berati paasi vrau vajzën e tij, Anxhelina Petro, e groposi atë në oborrin e shtëpisë ku jetonte.

Gjithashtu atij iu shtua një dënim prej 30 muajsh për armembajtje pa leje dhe përdorim të armës si dhe 1000 euro gjobë. Avokati i tij, Vasileos Nulezas tha se do ta apelonte vendimin.

Si dëshmitarë në gjyq u paraqitën i dashuri afgan i Anxhelinës dhe gruaja që e kishte pagëzuar atë. Nëna e vajzës, e cila jeton në Berat, nuk mundi të shkonte në gjyq për shkak të ndalimit te hyrjes në Greqi nga situata e COVID-19.

Avokati i tij tha se do ta apelonte vendimin, me pretendimin se i akuzuari nuk kishte qëllim të kryente krimin në gjendje të qetë mendore, por për shkak të zemërrimit pas sherrit me vajzën, kishte pësuar tronditje psikike.