21 maj 2015 – 30 vjet burg ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për Doksan Dushkun, babanë që një vit më parë vrau me armë zjarri të bijën e tij, sepse ajo kishte mbetur shtatzënë.
Ngjarja ndodhi më 28 maj në Sllatinë të Dibrës, ku babai për të mbrojtur “nderin e familjes”, vrau vajzën e tij se ajo kishte mbetur shtatzënë me një kushëri të largët. Për mbulimin e vrasjes ai u ndihmua edhe nga i biri, duke tentuar që të dukej si vdekje aksidentale.
Për vëllanë e të ndjerës, Lulzim Dushkun, prokuroria ka kërkuar 1 vit burg, nën akuzën se ka kryer “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/