Arsen Muskurti 38 vjeç është lënë në arrest në burg nga Gjykata e Tiranës pasi akuzohet për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij, Alban dhe Nora Muskurti.
Avokati i të pandehurit tha për gazetarët se Arsen Muskurti nuk ka tentuar të largohet, por u vetëdorëzua në polici dhe nuk u arrestua.
Avokati kërkoi arrest në burg 30 ditë për Arsen Muskurtin, sipas të cilit, klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe për këtë merr mjekim. Sa i përket armës, avokati tha se e ka me leje. Ndërsa problemet me vëllanë kanë nisur që prej vitit 2018, kohë kur ka nisur dhe mjekimin.
“Më ka kërkuar mua që ta dorëzoj. Unë kërkova masë sigurie 30 ditë pasi gjendja mendore, psikologjike e tij është e jashtëzakonshme, merr mjekim. Ai ka kryer 7 kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe të ndjerës. Kishte që nga 2018-a që kishte probleme me vëllanë, aty ka filluar edhe mjekimin. Nuk është arratisur, por ka dashur të dorëzohet. Arma është me leje”, u shpreh avokati mbrojtës i Arsen Muskurti.