Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen që tronditi kryeqytetin këtë të martë.
Bëhet me dije se një person ka vrarë me armë zjarri të vëllain dhe bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një agjensie turistike në rrugën “Islam Alla”, që menaxhohej nga dy viktimat.
Dyshohet se shkak për vrasjen janë bërë konfliktet e pronësisë.
Nuk dihet ende identiteti i personave që kanë humbur jetën dhe autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja pas kryerjes së krimit.





