3dhjetor 2015 – Gjykata e Tiranës dënoi me 35 vjet burg Altin Alku, i cili në maj të këtij viti i zuri pritë prindërve të ish-gruas. Ai qëlloi për vdekje vjehrrin Lufti Xhaferri dhe plagosi vjehrrën, Naime Xhaferri.
Në konkluzionet e saj, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit Altin Aluku, por për faktin e gjykimit të shkurtuar të pranuar nga gjykata, pavarësisht kundërshtisë së prokurorit të çështjes, në përfundim i pandehuri u dënua me 35 vite burgim.
/portali DurrësLajm/