Mirditë, 13 qershor 2014 – Burri vret nga pakujdesia gruan, plagos mbesën e saj dhe tenton të vetëvritet, i tronditur nga ajo që ndodhi. Protagonist i kësaj ngjarje të rëndë është një 52-vjeçar nga Kosova. 

Policia e Mirditës bën të ditur se pas mesnate, 52 vjeçari Ndue Bisaku ka marrë armën e vjehrrit për ta pastruar dhe aksidentalisht ka qëlluar bashkëshorten Prena Marku, 40 vjeç duke e lënë të vdekur në vend dhe ka plagosur mbesën e saj Rezarta Marku 18 vjeçe. 

Në gjendje të rënduar psikologjike 52-vjeçari ka tentuar të vetëvritet me thikë, duke u vetëplagosur, teksa pak minuta më pas në banesë kanë mbërritur forcat e policisë. 

Këto të fundit konfirmojnë faktin se në bazë të dëshmisë së vjehrrit dhe vjehrrës së autorit, si dhe vajzës së plagosur ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/