SHBA, 5 prill 2014 – Stephanie Greene është dënuar me 20 vite burg për shkak se ka vrarë vajzën e saj 6 muajshe, me një overdozë morfine, të cilën ia ka injektuar përmes qumështit të gjirit.
Ngjarja ka ndodhur në Karolinën Jugore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas gjyqtarëve, nëna 39 vjeçare, me profesion infermiere, ka qenë gjatë gjithë kohës e vetëdijshme për efektet anësore që shkaktojnë ilaçet e shumta qetësuese të dhimbjeve të lindjes, tek qumështi i gjirit. Ndërkaq, ajo vazhdonte të shtirej se nuk kishte lindur, në mënyrë që mjekët t’i jepnin ilaçet që ndalonin dhimbjet.
Avokatët e saj mbrojtës janë shprehur se do të apelojnë çështjen, pasi deri më tani, asnjë nënë në SHBA nuk është akuzuar se ka vrarë fëmijën e saj, përmes substancave që ka marrë nga qumështi i gjirit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





