SIRI – Një biznesmen sirian nga Aleppo qëlloi për vdekje me armë zjarri gruan e tij ruse, sepse ajo mbështeste presidentin Bashar Al-Assad.
Sipas të dhënave të agjencive të lajmeve, grindja nisi kur burri filloi të kritikojë Assad-in ndërsa gruaja e tij e kundërshtonte atë. Gjendja u acarua kaq shumë, saqë ai qëlloi mbi të me armë zjarri, njoftoi kushëriri i kriminelit të dyshuar.
Incidenti ndodhi në zonën e qytetit që kontrollohet nga opozita e armatosur, kështu që vrasësi as që u arrestua.