Një ish-komando është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes së tij të re në Egjipt.

Sofie Daenen, 32 vjeç, mbeti e vrarë vetëm pak ditë pas dasmës së saj në resortin turistik, Sharm-el-Sheikh, vitin e shkuar.

E gjithë familja e saj e kishte kundërshtuar martesën me 35-vjeçarin Gregory Vande Vyvere, nga Waregem e Belgjikës. Madje babai i saj momente përpara se të ikte për muajin e mjaltit i kishte thënë: Kam frikë se nuk do të kthehesh më.

Familjarët madje rrëfyen se edhe ditën e dasmës, ajo kishte pasur shenja dhune në trup.