ITALI, 7 prill 2013 – Ish- bashkëshorti i Francesca di Grazia rrëfen se ka qenë ai autori i vrasjes së ish gruas dhe vajzës së saj. Policia italiane bën të ditur se ka ndaluar një shtetas indian, 37 vjeç, i cili ka pranuar se ka vrarë ish bashkëshorten dhe vajzën 19 vjeçe. Nënë e bijë janë gjetur të vdekura në apartamentin e tyre në Cisterna di Latina.

Ndërsa në momentin e parë kur u gjetën të vdekura dy femrat, hetuesit dyshuan se bëhej fjalë për vrasje-vetvrasje, më pas kanë arritur në përfundimin se hipoteza më e besueshme ishte ajo e vrasjes së dyfishtë.

Shtetasi indian, që punonte me kohë të pjesshme, duket se është zënë me ish bashkëshorten për çështje parash. Pas kërkesave të saj për të holla dhe grindjes me tone ta larta, ish bashkëshorti ka rrëmbyer një thikë dhe ka goditur të shoqen. Më pas është drejtuar për në dhomën ku ishte fshehur vajza e ish bashkëshortes dhe e ka lënë dhe atë të vdekur.

/m.b. Agjencia e lajmeve ‘Dyrrah”/